Mickoski: Sonte Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të diskutojë për referendum

Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me mbledhjen e sonte të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, theksoi se Komiteti Ekzekutiv do të diskutojë dhe do të marrë vendim për disa pika, përfshirë propozimin për deklaratën e referendumit, analizën e aktualitetit politik dhe gjendjen ekonomike në vend.

“Po sot kemi mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv nga ora 19, nesër është Komiteti Qendror, do të diskutojmë për zhvillimet aktuale, po ashtu do të dëshiroja që Komiteti Ekzekutiv të merrte një vendim për djegien e automjetit të deputetit në Prilep. Këto ditë Prilepi është si Bejruti në kohët më të këqija, sot sërish një veturë është djegur, pra gjatë natës. Edhe për propozimin për deklaratë referendumi, të shohim se çfarë lloj referendumi, kur do ta nisnim, si do ta fillonim, në çfarë do të fokusoheshim etj, për të dëgjuar anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë çfarë mendojnë dhe analiza normale për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, e cila është një temë standarde në ato pak orë kur mblidhet Komiteti Ekzekutiv. Sepse gjendja e ekonomisë, hajde, po ta lëmë mënjanë politikën, që është katastrofike, është edhe apokaliptike. Pas dy muajsh fillon viti shkollor dhe vjen vjeshta, pastaj ditët e dimrit, shohim çmimet e energjisë në rritje të vazhdueshme, nuk shohim se dikush po merret me të, nuk shohim që dikush po merret me sigurimin e rezervave të grurit etj., kështu që situata është komplekse dhe si një parti politike shtetformuese duhet të dalim me qëndrimin tonë pas disa pyetjeve të hapura”, theksoi Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu