Mickoski u drejtohet deputetëve të LSDM-së: Mos iu nënshtroni presioneve të Qeverisë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i bën thirrje deputetëve të LSDM-së që të mos e votojnë informacionin e Qeverisë.

Në këmbim Mickoski thotë se do të sigurojë mbijetesën e kësaj Qeverie dhe nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i opozitës i bëri thirrje të gjithë deputetëve të shumicës parlamentare të mos i nënshtrohen presioneve partiake dhe të dalin në protestë kundër propozimit francez.

“Miratimi ose mos miratimi i këtij informacioni nuk ndryshon asgjë në përbërje sepse Qeveria e Kovaçevskit e ka pranuar të njëjtin. Megjithatë para se të shqyrtohet informacioni në Kuvend, dua t’i adresohem deputetëve të LSDM-së për të cilët e di se nuk hezitojnë dhe nuk mund të qëndrojnë indiferent përball thirrjeve dhe kundërshtimeve të popullit ashtu siç po qëndron indiferente Qeveria. Deputetë të LSDM-së, ju bëj thirrje të mos i nënshtroheni presioneve të Qeverisë dhe vepron sipas bindjes suaj, qëndroni me dinjitet. Mos bini nën presionin e njerëzve të fortë në partinë tuaj. Deputetë të LSDM-së, ju hidheni poshtë informacionin e Qeverisë, ndërsa unë ju premtoj se nuk do të kërkoj zgjedhje dhe do ta mbështes mbijetesën e kësaj Qeverie qoftë edhe Qeveri e pakicës”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së./ Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu