Mickoski vazhdon të kërcënojë: Kur të marrim pushtetin do të përgjigjeni

Kreu i VMRO DPMNE-së nuk heq dorë. Po përgatit referendumin, e po paralajmëron edhe përgjegjësi kur të vijë partia e tij në pushtet.

“Për propozimin për referendum do ta shohim se çfarë lloji të referendumit do të bëjmë, kur do ta nisim, ku do të fokusoheshim. Të dëgjojmë se anëtarët e Komitetit ekzekutiv se çfarë mendojnë“, deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Mickoski edhe sot e përdori frazën e njëjtët, korrigjim. Nuk preciozoi se a po mendon vetëm në korrigjimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, apo edhe për Marrëveshjen e Prespës.

“Do të ketë shumë gjëra që do të duhen të korrigjohen kur ta marrim pushtetin dhe do të ketë shumë përgjigje që do të duhet këto politikan t’i japin kur do t’u kërkohet përgjegjësi. Nëse dikush mendon se kjo do të harrohet, se çdo punë zgjat vetëm 2-3 ditë, e gënjen veten. Kjo do të mbahet mend mirë në memorien e çdo maqedonasi, por edhe në memorien tonë. Dhe është detyra jonë që këtë pyetje ta parashtrojmë edhe një herë kur të vijë koha. Tani normalisht, në këtë kohë kur gjyqësia dhe organet e hetimit janë të robëruara është e rëndë të bësh diçka”, deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Të gjitha këto çështje, Mickoski do t’i bisedojë në seancën e kryesisë së partisë, e cila do të mbahet sonte dhe nesër. /Klan Macedonia/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu