Mickoski: Zaev vazhdo arresto, OBRM-PDUKM nuk frikësohet

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në lidhje me arrestimet e sotme të ish kreut të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski dhe dy ish ministrave Spiro Ristoski dhe Mile Janakieski për ngjarjet e 27 prillit duke thënë se kjo është “përndjekje politike”.

Sipas Mickoskit këto arrestimet e fundit vijnë si pasojë nga frika nga zgjedhjet presidenciale.

“Këto njerëz nuk janë fajtorë, Zaev të kujtoj se OBRM-PDUKM, qytetarët dhe populli nuk frikësohet nga ju, pasi e dimë se jemi në anën e vërtetë”, tha Mickoski duke i bërë thirrje Zaevit të arrestojë madje edhe të porosis vrasje, por OBRM-PDUKM nuk frikësohet.

Mickoski shtoi se duan ta demoralizojnë OBRM-PDUKM-në për të mos u folur për vaksinat e Venko Filipçes që vrasin, për mos punën e Spasovskit që vret për Koçon që varfëron dhe për shumë arsyet tjera.

Ai garanton se do ta fitojë LSDM-në në zgjedhje dhe se e gjithë kjo është provokim që të ketë alibi për mos nisjen e bisedimeve me BE-në.

“Do të kenë përgjegjësi të gjithë së bashku me prokurorët dhe gjyqtarët e vendit”, tha Mickoski mes tjerash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu