Mijalkovin e kanë vendosur në qeli të zakonshme me të burgosur tjerë

Sasho Mijalkov në burgun Shutka është vendosur në një qeli të zakonshme me të burgosurit tjerë.

“I pandehuri Saso Mijalkov nuk është vendosur në qelitë VIP , siç i thërrisni ata. Ai është vendosur në një qeli në katin përdhesë të burgut, me të dyshuarit tjerë, “tha drejtori i burgut të Sutkës Gjoko Kotevski.

Qelia VIP është e vendosur në katin e sipërm dhe është zënë nga i akuzuari tjetër Orce Kamchev i cili është në paraburgim me kërkesë të PSP-së për rastin “Imperia”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu