Mijëra protestues pro-Palestinë marshojnë në Londër kundër luftës dhe gjakderdhjes në Gaza

Qindra oficerë policie, kishin dalë në detyrë sot në Londër pas paralajmërimeve ndaj protestuesve se do të arrestohen “nëse kalojnë limitet me sloganet dhe pankartat e tyre”.

Qindra demonstrues pro-Palestinë, demonstruan sërish në Londër duke kërkuar ndalimin e luftës së Izraelit dhe duke akuzuar qeverinë britanike për “bashkëpunim” me Izraelin.

Demonstruesit ecën në rrugët kryesore të qendrës, duke u mbledhur në Sheshin e Parlamentit ku disa folës kërkuan ndalimin e gjakderdhjes dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Husam Zomlot, ambasadori palestinez në Londër, tha në protestë se qeveria britanike ishte palë me Izraelin.

Zomlot i tha protestuesve se Palestina është një komb “luftëtarësh të lirisë”.

“Jam këtu me zemër të thyer por jo i mundur në shpirt”.

Ai përgëzonte Afrikën e Jugut, për ngritjen e padisë së gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë, një çështje që ende vijon të dëgjohet.

Protesta vjen teksa ushtria e Britanisë dhe e SHBA, kanë nisur sulme ajrore në Jemen, kundër rebelëve Huthi.

Kjo pasi sipas tyre grupi rebel ka goditur anije komerciale kalimtare në Detin e Kuq, që prej nisjes së sulit të Izraelit ndaj Hamas në Gaza.

Policia tha se kishte prezencë të gjerë në protestën e sotme me rreth 1,700 oficerë, duke përfshirë dhe forca nga jashtë Londrës.

Në marshimin e sotëm për Palestinën shihej dhe kukulla simbolike e refugjates siriane Amal, e cila do të bashkohet me një grup fëmijësh palestinezë, shkruan rrjeti TheGuardian.

Marioneta 3.5-metra e lartë, është përdorur për marshime sensibilizimi për luftën në Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu