Mike Tyson nuk ka dyshim se do t’i mposhtte Furyn dhe Joshuan në epokën e tij, por do të humbte nga Ali

Mike Tyson thotë se pa kurrfarë dyshimi do t’i kishte mposhtur Tyson Furyn apo Anthony Joshuan në kulmin e karrierës së tij.

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës është pensionuar në vitin 2005, por vazhdon ta mbajë rekordin si kampioni më i ri (në moshën 20 vjeçare)

Në një bashkëbisedim me tifozët në internet, 53-vjeçari është pyetur nëse Mike Tyson i kohës së tij do të mund të shpallej kampion i padiskutueshëm përballë konkurrentëve të tanishëm.

“Po”, është përgjigjur ish-boksieri amerikan, i cili për t’i fituar të gjithë titujt duhet ti mposhtë Furyn (kampion i WBC-së) dhe Joshuan (kampion i WBA, WBO, IBF dhe IBO).

“Dëgjoni, nëse më pyesni po të isha 20 vjeçar, po, padyshim. Ata janë boksierë shumë tyë mirë dhe i respektoj aftësitë e tyre. Do të ishte shumë vështirë të përballesha me ta”, ka thënë Mike më tej.

Tyson i unifikoi titujt WBA, WBC dhe IBF gjatë karrierës së tij, mirëpo pasi humbi dy herë nga Evander Holyfield (1996 dhe 1997), nuk mundi më t’i kthejë titujt.

Ndërkaq, kur është fjala për legjendën Muhammad Ali, ai thotë se tashmë boksieri i ndjerë “është më i miri i të gjitha kohërave”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu