Milaim Zeka: Do të doja ta shihja Kadri Veselin në pranga dhe të poshtëruar

Deputeti i Nismas, Milaim Zeka, ka thënë se do të donte që ta shihte në burg kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Zeka këtë dëshirë të tij e ka lidhur me raportimet mbi nja skandal me disa para ku përmendet edhe emri i Veselit, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Zekës në Facebook:

“Kadri Veseli u ba norvoz me fajdegjinje

Mirë u kanë me arrestu

Ja paskan përmend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As në pyetje nuk asht marrë. Nuk di nëse Kadria i ka marrë 200 mi euro apo jo, ama edhe nëse nuk i ka marrë, shumë bre kisha pasë qef me pa Kadrinë me pranga, edhe në burg, edhe të poshtrum nga ata që i ka vendos nëpër institucione.

Me ba me qu në qeli, ndoshta i bjen ndërmend me ditë se sa poshtë ka ra sistemi i drejtësisë. Për një video të tillë ra qeveria në Austri, këtu te ne bash kujt palla nuk i hanë. Mjafton me kanë i fortë, dhe n majat e partisë…!!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu