Milani rikthen një tjetër legjendë në klub, emërohet në këtë post

Një kthim i mirëpritur i një legjende në një moment tepër pozitiv: pas Paolo Maldinit, Milani rihap dyert për një tjetër “flamur” historik të klubit. Bëhet fjalë për Franco Baresin, i cili u emërua zëvendëspresident nderi gjatë mbledhjes së aksionarëve. Njoftimi u bë nga presidenti Paolo Scaroni:

“Jam i lumtur që njoftoj emërimin e Franco Baresit tonë në një rol të ri të rëndësishëm brenda klubit. Jam i kënaqur ta njoftoj sot, më 28 tetor, që përkon me përvjetorin e ndeshjes së tij të fundit me fanellën kuqezi, në vitin 1997. Ky është demonstrimi i lidhjes së Milanit me historinë dhe rrënjët e tij, por është gjithashtu dëshira e një klubi që synon të krijojë kushtet për një të ardhme të madhe, duke vlerësuar traditën e tij legjendare, që Franco e përfaqëson aq mirë”.

Emërimi i Baresit zëvendëspresident nderi i Milanit erdhi me rastin e 23-vjetorit të ndeshjes së lamtumirës së ish-mbrojtësit legjendar të “Djallit”, i cili mbante rolin e ambasadorit të Milanin në botë.

Ndërsa në njoftimin e klubit për këtë emërim shkruhet:

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë emërimin e Franco Baresit zëvendëspresident nderi i Klubit. Franco do të vazhdojë të vërë në dispozicion të Milanit përvojën e tij të jashtëzakonshme në futboll, pasionin dhe vizionin e tij për të ardhmen, duke ndihmuar në përhapjen e vlerave që dallojnë klubin tonë, duke forcuar reputacionin e tij dhe duke ruajtur lidhjen emocionale me tifozët kuqezi dhe të pasionuarve të futbollit nga e gjithë bota”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu