Milanit i nevojitet një mbrojtës, Maldini piketon mbrojtësin e Barcelonës

Të premten e kaluar drejtuesit e Barcelonës u takuan në Milano me ato të Interit për të biseduar për çështjet e Vidal dhe Rakitic, por me sa duket katalanasit kanë pasur dhe një takim dhe me drejtuesit e Milanit. Sipas raportimit që ka bërë ‘Catalan daily Sport’, Eric Abidal dhe Ramon Planese janë takuar me Paolo Maldinin, ku kanë folur rreth merkatos.

Dyshja e Barcelonës i kanë propozuar Maldinit emrin e Jean-Clair Todibo, për të cilin milanezët kanë shfaqur interes. Kuqezinjtë e kërkojnë mbrojtësin nga Guinea Franceze, sidomos tani pas atij dëmtimi të Leo Duartes. 19-vjeçari mund të transferohet në Milano për shumën e 10 milionë €, por me një kusht në kontratë, ku do të përfshihet një klauzolë që do t’i japë të drejtë Barcelonës për të vendosur për të ardhmen e Todibos në vitet në vazhdim.

Milani nuk është i vetëm në garë për shërbimet e mbrojtësit, pasi interes për shërbimet e Todibos kanë shfaqur dhe gjermanët e Bayern Leverkusen si dhe gjermanët e Watfordit. Nëse mbrojtësi largohet nga Katalunja, Barcelona nuk do të futet në merkato, sepse trajneri Valverde do t’i japë mundësinë e debutimit me ekipin e parë, lojtarit që vjen nga akademia e klubit, Ronald Araujo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu