Miliarderi që do të dërgojë njerëzit në Mars: Një milion njerëz në planetin e kuq brenda 2050’tës

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk thotë se ai planifikon të dërgojë 1 milion njerëz në Mars deri në vitin 2050 duke lëshuar nga tre anije kozmike çdo ditë dhe duke krijuar “shumë punë” në planetin e kuq.

Në një postim në Twitter të enjten, Elon Musk zbuloi detaje të reja në lidhje me planin e tij për të ndërtuar një qytet me 1 milion njerëz në Mars deri në vitin 2050.

Musk tha se shpresonte të ndërtonte 1.000 anije kozmike të ripërdorshme që ‘SpaceX’ po zhvillon në Teksasin Jugor.
Qëllimi i Musk është të nisë mesatarisht tre anije kozmike në ditë dhe ta bëjë udhëtimin në Mars të disponueshëm për këdo.

“Duhet të jetë i tillë që dikush mund të shkojë nëse dëshiron, me kredi në dispozicion për ata që nuk kanë para”, ka thënë Musk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu