Miliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në Gaza

Biznesmeni dhe filantropi suedez Roger Akelius, përmes Akelius Foundation, ka njoftuar një donacion prej 76 milionë dollarësh për të mbështetur arsimin e fëmijëve në Gaza.

Fondi do të përdoret në bashkëpunim me UNICEF për rindërtimin e shkollave, sigurimin e materialeve mësimore dhe krijimin e kushteve që mijëra fëmijë të prekur nga konflikti të rikthehen në arsim.

Donacioni është pjesë e një nisme më të gjerë humanitare për të ndihmuar fëmijët në Gaza, ku lufta ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor dhe infrastrukturën shkollore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu