Milinkovic dhe Romagnoli në Palmarola. Tifozët e Milan çmenden në rrjetet sociale

Palmarola është një ishull i vogël i Mar Tirreno, në arkipelagun e Ishujve Ponziane. Det i bukur, ska fjalë. Por Palmarola, në këtë moment, është shndërruar në burimin e ëndrrave të merkatos së kuqezinjve. Sepse në varkë, në gjiret e asaj cope të vogël toke, po pushojnë e qetësohen dy futbollistë kyç për Milan. Njëri prej tyre është i porsa shndërruar në kapitenin e ri të kuqezinjve Alessio Romagnoli, ndërsa tjetri është Sergej Milinkovic-Savic!

Mesfushori serb i Lazio është ëndrra e madhe e kësaj vere milaniste, të paktën duke ndjekur dashurinë e tifozëve. Sepse Leonardo ka përgënjeshtruar gjithmonë realizueshmërinë e transaksionit shumë të shtrenjtë, duke konsideruar pretendimet e presidentit të bardhekaltërve, Claudio Lotito. Gjithsesi, brenda zemrave kuqezi ka ende besim. Një tratativë sekrete mund të jetë në zhvillim mes Milan e Lazio, me pëlqimin edhe të vetë Milinkovic. Prova që të dy futbollistët ndodhen pranë njëri tjetrit mbërrin nga Instagram: Romagnoli poston ujrat, ndërsa Milinkovic një foto në varkë me të dashurën. I njëjti lokalitet, Palmarola. Me Romagnoli ndodhen edhe dy futbollistë të tjerë kuqezi, Calhanoglu e Josè Mauri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu