Milloshoski: LSMD-ja ka dy propozime mbi tavolinë, nuk ka nevojë për grupe pune

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE tha se partia e tij i ka propozuar LSDM-së dy propozime dhe i ka dhënë kohë të mjaftueshme për t’i shqyrtuar, duke shtuar se nuk ka nevojë për grupe pune.

Propozimi i parë është qeveri kalimtare pa BDI-në, përkatësisht dalja e BDI-së nga të gjitha eshalonet dhe ndryshime kushtetuese që do të hynin në fuqi vetëm në ditën kur Maqedonia të anëtarësohet në BE, me çka do të ketë garanci se nuk do të ketë bllokime të mëtutjeshme nga Bullgaria.

VMRO-DPMNE insiston edhe në propozimin e dytë që janë zgjedhje të parakohshme këtë vjeshtë, ku janë dhënë tri data, që LSDM-ja duhet të mendohet, përkatësisht në shtator ose tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu