Milloshoski: Në Bruksel në vend që të hapet korniza negociuese, u dhanë udhëzime për hapjen e Kushtetutës

Antonio Milloshoski, nga OBRM-PDUKM për “Samo Vistina” theksoi se Maqedonia faktikisht realizoi fotosesionin e parë në Bruksel ku në vend që të hapet korniza negociuese, u dhanë udhëzime për hapjen e Kushtetutës dhe prandaj në Maqedoni nuk ka festë, nuk ka gëzim, por ka një ndjenjë të hidhur.

“Maqedonia e mbajti fotosesionin e parë në një konferencë ndërqeveritare, ku në vend që të hapet korniza negociuese, u dhanë udhëzime për hapjen e Kushtetutës, prandaj në Maqedoni nuk ka festë, nuk ka gëzim, por ka një ndjenjë të hidhur. Dhe prandaj kur u kthye delegacioni nga Brukseli, nëse ky ishte një moment historik për festë, duhej të dilnin në shesh, më parë organizonin festivale të BE-së, kur kishin referendumin e kështu me radhë, tani duhet të organizojë Qeveria dhe Kovaçevski, Mariçiq dhe Bujar Osmani.

Mendoj se vetë të pranishmit në Bruksel e dinë pse nuk ka festë. Ndryshe, kur ka një moment historik, vetë populli di ta njohë këtë”, tha Milloshoski./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu