Milloshoski publikon fragment nga propozimi për kornizën negociuese të BE-së: Përkeqësime serioze të imponuara si kushte shtesë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në Facebook ka postuar një pjesë të kornizës negociuese të Bashkimit Evropian (BE). Milloshoski beson se qeveria ka dështuar në mbrojtjen e interesave kombëtare maqedonase.

Ky është një fragment nga draft-korniza negociuese e BE-së, në të cilën ka përkeqësime serioze të vendosura si kushte shtesë për Maqedoninë:

1. Marrëveshja dypalëshe e Prespës, si dhe Marrëveshja me Bullgarinë, bëhen pjesë përbërëse e kuadrit negociator me BE-në, së bashku me procesverbalin e Komisionit të Përbashkët Historik, i cili do të duhet të përkthehet në rezultate të prekshme.

2. Maqedonisë i hapet një çështje tjetër e pakicave (rihapja e Kushtetutës) që do të jetë një kusht i ri, nga i cili do të varet kur të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

3. Procesi i Stabilizim Asocimit, i cili deri më tani është i ndarë, do të bëhet pjesë integrale e Kornizës negociuese me BE-në dhe përmes tij do të futen kërkesat dhe kushtet e reja në lidhje me Deklaratën Kornizë të Bullgarisë nga viti 2019″, shkruan Milloshoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu