Milot Rashica kthehet në stërvitje te Werderi pas një kohe të gjatë, klubi siguron se ai ishte i lënduar

Milot Rashica i është kthyer stërvitjeve te Werder Bremeni të martën, ku ka kryer seancat stërvitore me skuadrën. Lëndimi i tij në gju, i cili e kishte ngadalësuar atë për javë të tëra, nuk mund të shihej në lëvizjet e tij që bënte në stërvitje.

Po të mos ishte një shirit i zi i ngjitur në gjurin e tij të djathtë, shumë pak njerëz do të besonin që ai kishte lëndim, shkruan ueb faqja Deichstube, e afërt me klubin.

Madje klubi beson, që nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, ai të jetë gati për ndeshjen kundër SC Freiburg që zhvillohet të shtunën nga 15:30.

“Ne do të duhet të presim dhe të shohim se si shkon java e stërvitjes, por ne supozojmë se Miloti mund të stërvitet me ekipin për tërë javën”, ka thënë Clemens Fritz, shef i skuatëve të Werder Bremen.

Sipas Fritz, ai pret nga Rashica përkushtim të plotë që të kthehet me përkushtim të plot .

“Tani presim që ai të arrijë nivelin e formës që i nevojitet sa më shpejt të jetë e mundur pas dëmtimit të gjurit, në mënyrë që të arrijë performancën që ne të gjithë duam ta shohim prej tij dhe që ai gjithashtu pret nga vetja e tij”.

Ka pasur një spekulim të madh rreth tij. Mendoj se është normale dhe kjo nuk kalon pa lënë gjurmë”, ka thënë Fritz.

Por ai mbetet Milot Rashica kandidati i parë për tu shitur nga Werder Bremen, që iu nevojiten shumë paratë.

“Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm që sjell vlerë të shtuar te ne. Pra, duhet ta përfundojmë këtë kapitull tani. Çfarë ndodh në dimër, mund të flasim kur të vijë koha”, deklaroi ai.

Në fund Fritz siguroi Rashica nuk ka qenë gati për Kosovën, ku për ketë gjë ishte shumë i mërzitur.

“Milot është një hero në Kosovë. Ai do të bënte gjithçka për të luajtur për vendin e tij, veçanërisht në një ndeshje kaq të rëndësishme. Atë e lëndoi atë më së shumti fakti që ai nuk mund të udhëtonte në ndeshje për shkak të dëmtimit”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu