Këndi nën të cilin gjendet minarja e xhamisë së ndërtuar në shekullin e 11-të, në Elazig të Turqisë, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të cilët e krahasojnë atë me kullën e pjerrët të Pizas në Itali, shkruan AA.
Minarja e xhamisë Harput Ulu e ndërtuar me tulla të kuqe, aktualisht është lëkundur për 6.8 shkallë nga pozicioni perpendikular, 1.3 shkallë më shumë se kulla e famshme në Piza të Italisë, e cila sipas organizatës që përkujdeset për objektin e Trashëgimisë Botërore në verilindje të Italisë është e lakuar për 5.5 shkallë.
Xhamia nga periudha selçuke, e para e llojit të vet me oborr të madh, është ndërtuar në vitin 1157 nga mbreti Fahrettin Karaaslan nga dinastia Artkuide, e cila sundoi rajonin në shekullin e 11-të dhe të 12-të. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë është ngritur kulla e Pizas, si një kullë me kambanë për katedralen e qytetit.
“Matësi i pjerrtësisë ka matur pjerrësinë katër herë në ditë për dy vite resht”, deklaroi historiani i artit turko-islamik në Universitetin Firat, Ismail Aytac.
“Rezultatet e fundit flasin për një pjerrtësi prej 6.8 shkallë mirëpo matjet tregojnë se në dy vitet e fundit nuk ka lëvizur fare pjerrtësia e minares”, shtoi më tej Aytac. Ai ka theksuar se besojnë që pjerrtësia të ketë ardhur si pasojë e tërmeteve dhe lëvizjes së tokës.