“Mini Shengeni ballkanik”, deklarohen nga SHBA

SHBA-të janë deklaruar lidhur me nismën “Mini-shengeni Ballkanik”, duke e cilësuar si frytdhënës për rajonin. I dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit, Mathew Palmer e shikon këtë nisëm si një sinjal pozitiv që liderët e Ballkanit po marrin në dorë fatin e tyre.

Gjithashtu Palmer shpreson që deri në Samitin e Zagrebit liderët e unionit do të arrijnë konsensusin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë nismë të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Zoran Zaevit, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer e sheh si një veprim pozitiv për rajonin, ndërkohë kujton që pjesë e këtij projekti duhet të jenë edhe Mali e Zi, Bosnja dhe Kosova. “Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën”, tha Palmer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu