Minishengeni, Vuçiç: Më 1 janar 2023 s’do kemi kufij mes vendeve tona

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Vuçiç shprehet nga Shkupi se projekti i minishengenit rrit të ardhurat për tre vendet, duke e cilësuar këtë projekt si shpëtues i ekonomisë. Presidenti serb theksoi se në tre vendet nuk do të ketë pengesa në kufijtë më 1 janar 2023.

Sipas Vuçiç, të gjitha propozimet e bëra për këtë forum janë pranuar, teksa theksoi se Serbia dhe Shqipëria kurrë më parë nuk kanë pasur marrëdhënie kaq të afërta.

“Kur e nisëm këtë nismë na u duk se është diçka më e mirë për të ardhmen. Shqipëria dhe Serbia asnjëherë nuk kanë qenë në marrëdhënie aq të afërta. Megjithatë vendosëm të kthehemi nga e ardhmja dhe duhet t’u lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh. Dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë. Nuk jemi naiv të mendojmë se dikush do punojë në favor të shteteve tona nëse ne nuk e bëjmë vetë këtë. Të demonstrojmë se jemi të aftë dhe të mos presim se dikush do na udhëheqë, drejtojë, se jemi të gatshëm të marrim përsipër fatin tonë dhe të punojmë në interes të qytetarëve tanë. Gjithçka që propozoi Zaev e pranuam, atë që propozoi Rama e pranuam, atë që unë propozova u pranua. Në qoftë se realizojmë diçka që nuk është në favor të Shqipërisë apo Maqedonisë nëse ne mund të kalojmë kufirin pa u ndaluar pa na kontrolluar aspak, nuk do të ketë ndalje. Nëse ja dalim të bëjmë këtë për 1 vit e gjysmë, ne kemi vende të pavarura dhe sovrane. E dini çfarë nënkupton kjo për transportin? Do keni 6-9 % shpenzime më të ulëta operative për shkak se nuk ka ndalesë ndërmjet vendeve. Duhet të shohim si do të sigurojmë qasjen, hyrjen që kanë të bëjnë me TVSH-të. Megjithatë ky është shpëtimi për ekonomitë tona. Të tre vendet tona do mbyllin vitin me 76 miliardë Euro prodhim bruto. Nëse ne do të bëjmë këto, më 1 Janar 2023 ne nuk do të kemi kufij ndërmjet vendeve tona.”-tha Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu