Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar çështjet e politikës së jashtme, përfshirë marrëdhëniet me Turqinë.
Në axhendën e takimit të ministrave për Samitin e Liderëve të BE-së që do zhvillohet më 25-26 mars, janë temat si marrëdhëniet Turqi-BE, fqinjësia jugore, çështjet e rendit të ditës dhe shkëmbimi i pikëpamjeve nëpërmjet video-konferencës me Michelle Bachelet, Komisioneren e lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut.
Në mesin e çështjeve në rend dite janë edhe temat për Rusinë, Venezuelën, Hong Kongun, Ballkanin Perëndimor dhe Gjeorgjinë.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell në takimin e samitit të mbajtur më 10 dhjetor 2020, ngarkoi me detyrë liderët për përgatitjen dhe paraqitjen e një raporti në samitin e muajit mars për të caktuar se si do të përparojnë marrëdhëniet me Turqinë. Në takimin e ministrave të Jashtëm pritet që të jepet forma përfundimtare për këtë raport. Parashikohet që në raport të vendoset theksi në zgjedhjen e rrugës së dialogut në marrëdhëniet me Turqinë.
Administrata e BE-së thekson se në marrëdhëniet me Turqinë ka një ecuri pozitive dhe se kjo duhet të ruhet. Zyrtarët e BE-së të cilët rikujtojnë se Turqia është një fuqi e rëndësishme rajonale, anëtare e NATO-s, një vend kandidat për në BE dhe një partner i rëndësishëm i BE-së, theksojnë se duhet të punohet për të vendosur marrëdhëniet në rrugën e duhur dhe të bëhen përpjekje për zgjidhjen e problemeve aktuale.
Pala e BE-së shpreh se vazhdimi i ecurisë pozitive është e lidhur me qëndrimin e Turqisë dhe se në tryezë janë shumë alternativa për të përcaktuar drejtimin e marrëdhënieve.
Në një deklaratë para takimit, Borrell tha se çështja e Turqisë dhe Rusisë do të jenë dy prej pikave kryesore në mbledhje.
Duke bërë të ditur se sot do të jetë një mbledhje e gjatë, Borrell njoftoi se pas takimit në orët e mbrëmjes do të vlerësojë marrëdhëniet duke zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Borrell tha se pas grushtit të shtetit të ushtrisë në Mianmar, do të miratohen edhe sanksionet ndaj 11 zyrtarëve të Mianmarit. Po ashtu thuhet se mund të merren edhe vendime sanksionuese ndaj disa zyrtarëve kinezë për shkak të praktikave kundër ujgurëve në rajonin autonom ujgur Xinjiang.









