Abdixhiku: LDK nuk shkon në Kuvend për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për presidentin e cila nis në orën 17:00.

Sipas tij, kjo seancë është “show propagandues i VV-së”.

“Nuk marrim pjesë në seancë”– ka thënë Abdixhiku për media.

Mënyra se si është thirrur seanca për çështjen e presidentit ka nxitur edhe reagime tjera nga radhët e opozitës.

“Diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”- shkruan në njoftimin e Kuvendit të Kosovës për seancën e jashtëzakonshme për orën 17:00.Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar që deputetët të jenë të pranishëm në seancën e orës 17:00./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu