Ministret e Kulturës së Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut shëtitën në pjesën e vjetër të Ohrit

Në suaza të samitit të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, që mbahet dje dhe sot në Ohër, mbrëmë një pjesë e mysafirëve të shquar nga rajoni patën mundësi të njoftohen me pamjet kulturore në bërthamën e vjetër të Ohrit.

Shetitja e natës e ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministreve të Kulturës të Shqipërisë, Elva Margariti dhe të Serbisë, Maja Gojkoviq, si dhe të ministrave në Qeveri Lupço Nikollovski, Oliver Spasovski, Kreshnik Bekteshi, dhe të drejtërove të institucioneve të ndërlidhura nga nisma, filloi nga teatri antik, përmes Galerisë së ikonave dhe Shtëpisë së Robevcit.

Të ftuarit u njohën me një nga teknikat më të njohura të prodhimit të perlave të Ohrit përmes traditës që e ruan familja nga Ohri, Filevi.

Fokusi i samitit të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur” është kultura dhe turizmi, me pjesëmarrjen e ministrave të ekonomisë, turizmit dhe mjedisit, tregtisë dhe telekomunikacionit, si dhe ministrat e kulturës të vendeve nismëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu