Ministri Ademi viziton Teatrin Shqiptar në Shkup, paralajmëron revizion të thellë se ku janë harxhuar paratë

Ministri i ri i Kulturës, Asaf Ademi, sot ka vizituar Teatrin Shqiptar të Shkupit. Ai thotë se do të pres që ndonjë nga ekspertët e dikasterit që ai drejton që të kërkoj revizion të thellë se si janë nënshkruar marrëveshjes dhe si janë harxhuar paratë për rikonstruksionin e këtij objektit kulturor.

Në qoftë se nga ekspertët në kuadër të Ministrisë ose nga nga ndonjë kërkesë e jashtme na paraqitet si nevojë që të kryhet revizion i punëve ndërtimore ne padyshim që atë do ta iniciojmë.

Do të kërkojmë nga Enti shtetëror i Revizionit ose nga ndonjë institucion i pavarur që të bëj revidimin e dokumentacionit gjatë ndërtimit të këtij objekti – deklaroi Asaf Ademi, Ministër i Kulturës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu