Ministri Aliu në konferencën me temën “Gruaja dhe digjitalizimi, tejkalimi i barrierave, hapja e mundësive për avancimin e barazisë gjinore”

“Jemi të përkushtuar fuqishëm për aplikimin e transformimit digjital si mundësi për të përfshirë numër më të madh të grave në sipërmarrjet, për të krijuar shërbime dhe kushte , që gratë të kenë të njëjtat mundësi si meshkujt; Theks i veçantë do t’i kushtohet lidershipit si faktor kyç në këto transformime, në drejtim të përfaqësimit të plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat.”

Këtë, ndër të tjera, e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, në fjalimin e sotëm të hapjes së konferencës me temë “Gratë dhe digjitalizimi – tejkalimi i barrierave, hapja e mundësive për avancimin e barazisë gjinore”, organizuar nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara UN Women dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ministri Aliu tha se mbetet përkushtimi për administratë publike profesionale dhe efikase, e mbështetur me digjitalizimin intensiv, struktura optimale dhe procese dhe teknika innovative.

Prandaj, përgatitja e Strategjisë Nacionale e TIK-ut

2023-2027 është në fazën përfundimtare, synimi i së cilës, ndër të tjera është arritja e mesatares së vendeve të BE-së në drejtim të zhvillimit të një shoqërie dhe ekonomie digjitale.

“Mbështetje koherente institucionale e procesit të digjitalizimit pritet të sigurohet me formimin e Agjencisë Digjitale e planifikuar në kuadër të procesit të riorganizimit të organeve të administratës shtetërore. Agjencia digjitale do të jetë shtytësi kryesor i proceseve të shtetit drejt një shoqërie digjitale dhe drejt një administrate që do të mbajë sistemet kryesore, të cilat do të kontribuojnë për një mjedis të qëndrueshëm digjital”, theksoi ministri Aliu.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e publikuara vjetore në Raportet nga Regjistri i të punësuarve në sektorin publik, është e rëndësishme të theksohet se gjinia femrore është më e përfaqësuara në të gjitha institucionet, ndërsa në përqindje raporti është rreth 56% femra dhe 44% meshkuj.

Lidhur me aktivitetet e MSHIA, Aliu theksoi Sistemin për menaxhim me mësim, përmes së cilës të punoësuarit në institucione mund të ndjekin e-trajnime në çdo kohë, pastaj krijimi i dy moduleve të mësimit elektronik (atë bazë dhe të avancuar) që synojnë të forcojnë njohuritë e të punësuarve në administratë për çështjet në fushën e barazisë gjinore – në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e UN Women, si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në drejtim të nxitjes dhe mbështetjes së vajzave për t’u regjistruar në fakultetet e elektroteknikës dhe teknologjisë së informacionit.

Ministri poashtu falënderoi edhe Zyrën e UN Women, e cila kontribuoi në procesin e përgatitjes së tekstit të Strategjisë së RAP-it (2023-2030), duke propozuar aktivitete me qëllim të sigurimit të senzitivitetit gjinor të së njëjtës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu