Ministri Çulev i vizitoi nëpunësit policorë të sistemuar në pikat në Mavrovë dhe në Urën e Boshkut

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot i vizitoi pikat policore në Mavrovë dhe tek Ura e Boshkut dhe realizoi takim me nëpunësit policorë të cilët janë të sistemuar atje.

“Jam këtu për të shprehur mbështetje për nëpunësit policorë të cilët janë pjesë e Sektorit për operacione speciale dhe në mënyrë joegosite u ndihmojnë qytetarëve në përballjen me pasojat nga koronavirusi”, deklaroi Çulev.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se ai i ka falënderuar kolegët nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i respektojnë vendimet e Qeverisë për përballje me koronavirusin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu