Ministri francez: Pse kemi mbyllur 17 xhami

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se 17 nga 89 xhamitë nën kontroll ishin mbyllur për shkak të dyshimeve se ato ishin të lidhura me aktivitete “separatiste”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga ligjvënësit në parlamentin e vendit të tij të Mërkurën, ministri shtoi se 89 nga 2,500 vendet e adhurimit mUsliman në Francë dyshohet se kanë lidhje me aktivitetet që përmendi.

Ai shpjegoi se Franca ka mbyllur 17 xhami deri më tani, në përputhje me ligjin “për shkeljet e rregullave të sigurisë që duhet të respektohen në vendet publike”, duke theksuar se ligjet aktuale në Francë nuk e lejojnë atë të mbyllë të gjitha xhamitë “të dyshuara” për separatizmi, siç përshkruhet.

Ai vuri në dukje se ligjet franceze lejojnë mbylljen e një vendi adhurimi vetëm në dy raste: e para është të provosh një lidhje të drejtpërdrejtë me një akt terrorist të ndodhur, dhe e dyta është të shkelësh rregullat e sigurisë që duhet të ndiqen në vendet publike.

Një komitet i posaçëm në Asamblenë Kombëtare Franceze (Parlamenti) miratoi në 24 janar ligjin e diskutueshëm mbi “konsolidimin e parimeve të Republikës”, i cili fillimisht njihej si “lufta kundër Islamit separatist”.

Projekt-ligji ka hasur në kritika, të tilla si ai është i drejtuar kundër muslimanëve në Francë, që ai vendos kufizime në pothuajse çdo aspekt të jetës së tyre dhe se ai përpiqet të portretizojë disa çështje që rrallë paraqiten si një problem kronik.

Ligji parashikon mbikëqyrjen e xhamive dhe shoqatave përgjegjëse për menaxhimin e tyre, monitorimin e financimit të organizatave civile muslimane dhe kufizimin e lirisë së familjeve për të siguruar arsimim për fëmijët e tyre në shtëpi, të gjitha në një vend ku shamitë janë të ndaluara në institucionet parauniversitare .

Deklarata e ministrit të Brendshëm francez vjen në një kohë kur pasojat e krizës së Francës me botën islame mbi botimin e karikaturave që fyejnë Profetin Muhamed, ende po ndjehen.

Pasojat e ngjarjeve të tilla u kthyen në një krizë ekonomike që goditi Parisin pasi filloi një fushatë e bojkotit masiv të produkteve franceze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu