Ministri gjerman: Islami nuk i përket Gjermanisë, ne jemi formësuar nga krishterizmi

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, tha se beson se “Islami nuk i përket” vendit të tij.

Në një intervistë për gazetën Bild, Seehofer tha se Gjermania “është e formësuar nga krishterimi” dhe se ajo nuk duhet të heqë dorë nga traditat e veta.

Seehofer po ashtu premtoi se do të rrisë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar.

Komentet e tij janë në kundërshtim me qëndrimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Më shumë se një milion migrantë kanë arritur në Gjermani pasi Merkel ka hapur dyert për azilkërkuesit sirianë në vitin 2015.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu