Ministri gjerman: Lufta e pashmangshme nëse Irani vazhdon kështu

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, theksoi se duan që, siç i quajti ai, ‘zërat e arsyes’ të kenë mundësi të parandalojnë luftën, për dallim prej ministres britanike të mbrojtjes Penny Mordant, që e quajti akt agresioni veprimin e Iranit.

Deri tani reagimi i BE’së ishte shumë i zbehtë por strategjia e Iranit për të i ngacmuar bllokun europian, aleatët, në vend të amerikanëve drejtpërdrejt mund edhe të ju ndryshojë qëndrimin, transmeton Gazeta Metro.

Qëndrimi i BE’së për të ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin, të nënshkruar më 2015’në pas largimit të njëanshëm të SHBA’ve në janar të 2018’së, dhe gatishmëria e tyre për të lënë anash shkeljet e deri tanishme, siç deklaroi dhe shefja e diplomacisë së BE’së, Federica Mogherini këtë muaj mund të thuhet se ka lëkundje në këtë qëndrim.

Franca, Gjermania dhe Britania kishin mbajtur qëndrimin deri në momentin kur Irani në shenjë hakmarrje ndaj konfiskimit të tankerit Grace 1 në Gjibraltar, që po transportonte naftë për në Siri, shkelje e sanksioneve të vendosura nga BE’ja. Irani e konsideron ‘pirateri’ këtë ndalesë dhe provoi deri tani tre herë të kapte anijet britanike, ja arriti javën e kaluar.

Presioni ndaj BE’së për të bindur SHBA’në që të largoj sanksionet ndaj republikës islamike u quajt shantazh bërthamor nga amerikanët dhe siç duket nuk i ka lëkundur fare nga qëndrimi i tyre, ata u përgjigjën këtë javë ndaj provokimeve iraniane duke ja rrëzuar një dron në Gjirin Persik, akt të cilin e mohuan Irani, por nuk kishte ngurrim të krenoheshin me kapjen e tankerit britanik të mërkurën.

Reagimi në Britani ishte ngadaltë e i kujdesshëm, përveç i Ministres së Mbrojtjes së Britanisë, Penny Mordant, që e quajti “akt agresioni”. Irani paralajmëroi sot se britanikët nuk duhet të dëgjojnë zëra të ‘tillë’ në kabinetin e tyre.

Qasja e Iranit kontribuon në “spiralen e përshkallëzimit” që mund të çojë në luftë, tha ministri Heiko Maas për edicionin e sotëm të gazetës gjermane Bild.

Ministri Maas tha se “çdo përshkallëzim ushtarak i pakontrolluar nuk mund të ketë fitues, por vetëm humbës”. Ministri gjerman i kërkoi liderëve të Iranit që të përmbahen. Ministri gjerman kërkoi që tha se përpjekjet e europës janë të përqendruara në mbajtjen e kanaleve diplomatike të hapura për “zërat e arsyes”, pavarësisht sfidave. “Ka të bëjë me parandalimin e luftës”, tha ai.

Franca e SHBA’ja kanë dallime në qasjen ndaj çështjes së Iranit, kompanitë franceze të prodhimit të automobilave kanë të koncentruar afër 60 % të prodhimi të tyre në Iran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu