Ministri grek: Erdoğan është i çmendur, totalisht i çmendur

Ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos ka hedhur dyshime mbi shëndetin mendor të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Erdogan është totalisht i çmendur”, ka thënë Kammenos, duke ashpërsuar retorikën teksa ka qenë duke folur për arrestimin e dy ushtarëve grekë muajin e kaluar në kufirin turk.

Deklarata e ministrit grek është bërë gjatë një deklarate për mediat jashtë parlamentit grek. Ai ka shtuar se nuk mund t’i përgjigjet një njeriu të çmendur.

Ushtarët e kapur në kufirin turk mund të dënohen me mbi 15 vite burg, pasi sipas grekut, në Turqi asnjë gjë nuk funksionon në mënyrë demokratike.

I pyetur nëse Athina ka ura komunikimi për këtë çështje me Ankaranë, ai është përgjigjur:

Çfarë ura komunikimi? Këtu po flasim për Erdoganin që del e shan publikisht SHBA, Netanjahun. Po flasim për një njeri që është çmendur krejtësisht. Si të komunikosh me të?”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu