Ministri i Arsimit Lutfiu: Kolegji “Jahja Kemal” nuk do të mbyllet

Ministria e Arsimit theksoi se nuk ka vendim për mbylljen e kolegjit “Jahja Kemal”. Ministri Pishtar Lutfiu ka qenë i prerë në deklaratën e tij se kolegji nuk do të mbyllet. Ai përsëriti qëndrimin se kolegji i plotëson të gjitha kushtet dhe se nga 1 shtatori do të startojë me punë. I pyetur nëse në dikasterin e tij ka mbërritur një vendim e që vetë Lutfiu nuk po e nënshkruan, ky i fundit demantoi këto informacione.

As drejtuesit e kolegjit nuk presin një vendim për mbylljen e kësaj shkolle. Zëdhënësi i kolegjit tha se mes drejtuesve të shkollës dhe MASH-it është zhvilluar një takim jo zyrtar dhe kanë që të inkurajuar që të vazhdojnë me punë. Megjithatë në rast të vendimit për mbyllje, kolegji është i gatshëm për epilog gjyqësor.

“As nuk mendojmë për një vendim të tillë sepse nuk ka gjasa. Pse të merret një vendim i tillë, me kërkim të një shteti tjetër?! Brendi YKC është i Maqedonisë, është themeluar këtu dhe në këtë vend funksionon për 20 vite. Jemi takuar jo zyrtarisht dhe e gjitha që na kanë thënë ka qenë që të vazhdojmë me punën tonë”, deklaroi Surija Tauk, zëdhënës i “Jahja Kemal”.

Ndërkaq pas informacioneve në opinionin për mbylljen e mundshme të kolegjit “Jahja Kemal”, disa nxënës të regjistruar janë tërhequr nga ky kolegj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu