Ministri i Brendshëm i Rusisë, Sergey Shoygu, beson se kër cënimi kryesor i brendshëm për çdo shtet është shpërbërja e shoqërisë.
“Ka një pjesë më të tmerrshme, e cila kohët e fundit, në dekadat e fundit, është bërë rreziku kryesor për çdo vend. Këto janë kërcënime të brendshme. E gjithë kjo lidhet me faktin se shoqëria gradualisht po shpërbëhet,” tha Shoigu në panelin e forumin rinor “Kuptimi i territorit”. Si shembull, ministri përmendi ish-Jugosllavinë, Libinë, Irakun, Sirinë dhe Egjiptin.
“Duket se kjo shpërbërje kalon pa u vënë re. Fatkeqësisht, unë kam qenë dëshmitar i shumë gjërave të tilla, duke filluar nga Serbia apo ish-Jugosllavia. Me shumë udhëheqës që më vonë përfunduan në gjykatën e Hagës, nuk do ta fsheh, kam qenë me fat që kam punuar së bashku, ata janë Millosheviqi, Karaxhiqi dhe Gjeneral Mlladiq. Disa nga ta më nuk janë, por ata atë kohë, në momentin e fundit e kuptuan se vendi po rrënohet nga brenda. E gjithë ajo ishte punë me një qëllim specifik, kur gjashtë vende dolën nga një vend i vetëm, Jugosllavia. E fundit – Kosova, shkoi para syve tuaj”, tha Shoygu, siç raportohet nga portali propagandues rus, “Sputnjik”.
Ai shtoi se kishte shumë shembuj të ndryshëm pas kësaj. “Ishte Gaddafi dhe Libia, ishte Husseini dhe Iraku, ishte Tunizia ku këto ngjarje tani po vazhdojnë, ishte Siria, ishte Egjipti. Dikush duroi, dikush nuk ia doli për të rezistuar”, theksoi ai.
Në të njëjtën kohë, Shoygu theksoi se është e qartë se di duhet ballafaquar me kërcënimet e jashtme.
“Kërcënimet ushtarake – kjo është kur ne na kërcënojnë dhe ne e kuptojmë se kush kërcënon, me çka kërcënon. Ne e dimë me çfarë janë të armatosur, e dimë se si t’i rezistojmë, si ta luftojmë dhe të ndërtojmë një mbrojtje ushtarake në një mënyrë të përshtatshme”, shpjegoi ministri rus.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të forumit, Shoygu shpjegoi se Rusia nuk ka të drejtë të jetë e dobët.
“Nëse jemi të dobët, atëherë do të ndodhë ajo që ndodhi në Siri, Libi, Jugosllavi dhe shumë vende të tjera. Por do të jetë krejtësisht ndryshe me ne”, vuri në dukje ministri i Brendshëm i Rusisë.
“Sigurisht, ata do të donin që mosmarrëveshja e brendshme të shpërthente në vendin tonë, në mënyrë që në fund të ishim armiq në baza kombëtare, fetare, klasore, në mënyrë që të fillojmë autokritikën dhe të shkatërrojmë vendin tonë nga brenda. Ne nuk mund ta lejojmë atë, që do të thotë se duhet të jemi të fortë. Detyra para nesh është e qartë, e kuptueshme dhe e thjeshtë – një vend i fortë, një ushtri e fortë. Në fakt, kjo është ajo me të cilën po merremi”, deklaroi gjatë këtij forumi, ministri i Brendshëm rus, Sergey Shoygu.









