Policia kriminale e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, i njohur edhe me emrin Albert Duka, i dyshuar për grabitjen e dy filialeve bankare në kryeqytet. Sipas raportimit mediatik identifikimi i tij është bërë përmes përgjimeve telefonike, analizimit të kamerave të sigurisë dhe verifikimeve për një automjet të marrë me qira.
Duka dyshohet se ka marrë para me vlerë rreth 120 mijë euro në grabitjet e filialeve të “OTP Bank” dhe “Raiffeisen Bank”, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026. Pjesën më të madhe të shumës dyshohet se e ka humbur duke luajtur në kazino në Tiranë.
Sipas të njëjtit raportim, gjatë komunikimit me oficerët, Duka ka deklaruar se paratë e marra në të dyja bankat i kishte shpenzuar në lojëra fati.
Arrestohet pjestari i sigurimit në një kazino, pengoi policinë në kryerjen e detyrës
Hetimet kanë çuar policinë edhe në Vlorë, ku dyshohet se ai u kishte dorëzuar dy të njohurve nga 3 mijë euro secilit. Shuma prej 6 mijë eurosh është sekuestruar gjatë kontrolleve.
Dy personat janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se paratë ua kishte dhënë Duka për të shlyer borxhe që kishte ndaj tyre. Ky është versioni i paraqitur prej tyre para hetuesve.










