Ministri i Jashtëm izraelit: Izraeli është i gatshëm të veprojë i vetëm kundër Iranit

Nëse është e nevojshme, Izraeli është i gatshëm të veprojë i vetëm kundër Iranit, tha ministri i Jashtëm izraelit Jair Lapid. Ai deklaroi se në fillim të raundit të tetë të bisedimeve në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, transmeton InfoShqip.

“Sigurisht, ne preferojmë të bëjmë gjithçka në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, por nëse është e nevojshme, ne do të veprojmë vetëm” tha Lapid, siç raportohet nga Jerusalem Post.

Këto nuk janë vetëm opinione dhe qëndrime, por inteligjencë konkrete që dëshmon se Irani po mashtron botën në mënyrë sistematike”, tha Lapid.

Ministri izraelit thekson se Iranit i intereson vetëm heqja e sanksioneve dhe derdhja e miliarda dollarëve në programin bërthamor.

“Ata gjithashtu duan që fondet t’i drejtohen Hezbollahut, Sirisë, Irakut dhe rrjetit terrorist që ata kanë vendosur në mbarë botën”, tha Lapid. Irani reagoi menjëherë, duke akuzuar Izraelin për sabotim të bisedimeve të Vjenës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu