Ministri i jashtëm kroat: Serbia duhet të përgjigjet për fatin e 1.858 personave të pagjetur

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, i është përgjigjur homologut të tij hungarez, Peter Szijjarto, i cili tha se Serbia është vendi kyç i rajonit që duhet të anëtarësohet në BE, me atë se së pari “Serbia duhet të tregojë ku janë 1 mijë e 858 personat e pagjetur dhe të zhd ukur kroatë” në luftë.

Radman u shpreh se është i pajtimit që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane, përfshirë edhe Serbinë, por tha se ”janë ende disa çështje që rëndojnë mbi marrëdhëniet tona bilaterale” të cilat duhet të gjenë përgjigje, “në mënyrë që Zagrebi të mbështesë progresimin e Serbisë drejt BE-së”.

“Ne ende jemi duke kërkuar dhe pyetur Serbinë për fatin e 1 mijë e 858 personat e pagjetur. Familjet e tyre janë ende gjallë. Ne jemi të prekur nga dhi mbja kur kemi ditën përkujtimore të Personave të Pagjetur, të atyre që ende nuk e dinë ku i kanë anëtarët e familjes”, u shpreh Ministri i jashtëm kroat, rapoton e përditshmja kroate “Jutarnji list”.

Ai njoftoi se do të jetë në Mal të Zi të Shtunën, ku do të vendosë kurora me ministrin e jashtëm malazias me rastin e 30 vjetorit të hapjes së një kampi që “hodhi hije mbi gjithçka njerëzore”, në të cilën më shumë se treqind civilët nga Dubrovniku dhe zona përreth u arrestuan.

Grliç Radman theksoi se ai dëshiron që kampet që ishin në Serbi të shënoheshin me një dinjitet të tillë.

Ministri gjithashtu pret që Serbia të përmirësojë pozicionin e pakicës kroate në Serbi, në mënyrë që të marrë të njëjtin status si pakica serbe në Kroaci, e cila ka vende të garantuara në parlament.

“Këto janë çështje themelore – çështje të su ndimit të ligjit”, përfundoi ministri.

Ndërkaq edhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në një konferencë për media ka deklaruar se Kroacia është duke e shqyrtuar ngritjen e një padie të mundshme kundër Serbisë për repara cione të dë meve të l uftës.

“Çështja e reparac ioneve të dëm eve të lu ftë s dhe një p adi të mundshme ndaj Serbisë është ngritur në nivelin bilateral. Ministritë dhe ekspertët janë të përfshirë në këtë proces. Ne s’e kemi harruar atë gjë. Është shumë e rëndësishme se Lu fta për Atdheun tonë është përtej çdo diskutimi në Kroaci por edhe ndërkombëtarisht”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit kroat.

Andrej Plenkoviç ka thënë se njerëzit e pagjetur në lu ftën e viteve 1991-95 dhe ata të keqtrajtuar në bu rgje, shteti kroat nuk i ka harruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu