Ministri japonez vlerëson se këpucët me taka të larta janë të domosdoshme në punë

Ministri japonez i Shëndetësisë ka mbrojtur qëndrimin e tij se femrat duhet të mbathin këpucë me take të larta, duke e arsyetuar vendimin e tij se “janë të domosdoshme dhe të denja” për vendin e punës, pasi një peticion ishte filluar kundër këtij vendimi, shkruan The Guardian.

E gjitha ndodhi kur Takumi Nemotos iu kërkua të komentoj peticionin nga një grup femrash të cilat i bënin thirrje qeverisë që të ndalojë mbathjen e këpucëve me take të larta për të gjitha femrat në vendin e punës – në veçanti kjo ishte kërkuar të respektohet nga punëdhënësit, transmeton Telegrafi.

“Besoj se kjo çështje i takon asaj që zakonisht është konsideruar si e domosdoshme dhe e denjë për një vend pune”, ka deklaruar Nemoto para komitetit parlamentar.

Peticioni ishte dorëzuar në ministri gjatë të martës, e fushata e njohur si #KuToo dhe”kutsu” do të thotë “këpucë” dhe “dhimbje” dhe i referohet edhe lëvizjes globale kundër abuzimit seksual.

Kjo fushatë ishte nisur nga aktorja Yumi Ishikawa dhe shpejt fitoi përkrahjen e mijërave njerëzve. Sipas organizatorëve të peticionit, mbathja e këpucëve me take të larta në Japoni është pothuajse obligative nga punëdhënësit në kompanitë e shumta nëpër Japoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu