Ministri Lloga takon Drejtorin e Lartë të NDI, Robert Skot Hejzllet

Në vazhdën e aktiviteteve të ministrit të drejtësisë Krenar Lloga, gjatë ditës së sotme ka pritur përfaqësuesit e NDI-së respektivisht Drejtorin e Lartë të NDI në vendin tonë, Robert Skot Hejzllet.

Në këtë takim u bisedua lidhur me procesin e reformës zgjedhore dhe formimin e grupit të punës për këtë qëllim. Ministri Lloga u falënderua për bashkëpunimin dhe ndihmën nga ana e NDI, e cila do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me synim përparimin dhe demokratizimin e procesit zgjedhor në vendin tonë.

Lloga e informoi z. Skot Hejzlet për përkushtimin që i tërë procesi të jetë gjithëpërfshirës, ndërsa zgjidhjet të miratohen me konsensus, duke i përfshirë vërejtjet dhe sugjerimet e partive politike, të ekspertëve dhe organizatave joqeveritare. Përfaqësuesit e NDI ishin të njoftuar se VMRO-DPMNE-së i jepet mundësia të propozojë kryesuesin e grupit punues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu