Ministri malazez i ashpër: Serbia po përzihet në punët tona, do gjendet zgjidhje edhe për këtë

Shefi i diplomacisë të qeverisë së Malit të Zi, Srdjan Darmanovic e akuzoi Serbinë se po përzihet në çështje të brendshme të Malit të Zi. Ai porositi se edhe për këtë çështje të do të gjendet zgjidhje,
Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanovic, për portalin malazez Pobjeda tha se Mali i Zi udhëhiqet me interesa shtetëror dhe njihet për politika të fqinjësisë së mirë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me kolegun e tij nga Greqia, Nikos Dendias në Podgoricë tha se Shefi i Diplomacisë së Serbisë Ivica DAcic e di se në Mal të Zi nuk bëhet politikë anti serbe, por, shtoi se deklaratat e politikanëve i shfrytëzojnë për qëllime të tjera.

Ai shtoi se për zbatimin e ligjit për liritë fetare domosdo do bisedohet dhe theksoi se janë nënshkruar marrëveshje me të gjitha komunitetet fetare, e kjo duhet bërë edhe me Kishën Ortodokse të Serbisë.

“Mitropolia malazeze bregdetare ka mendimin e vet për ligjin, e shfrytëzon të drejtën e saj për protestë e kjo edhe po ndodhë. Çka po ndodh tjetër është edhe ndërhyrja e Serbisë në çështjet tona të brendshme, por do të gjendet zgjidhje edhe për këtë” porositi Darmanovic.

Ai tha se marrëdhëniet mes shtetit dhe kishës duhet të rregullohen me ligj, e është e sigurt se atëherë shumë deklarata do të zhvlerësohen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu