Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria serbe të jetë gati për çdo urdhër që jep Komandanti Suprem Vuçiq

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, u takua me Gjeneralin Millan Mojsiloviq dhe me Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralin Dushko Zharkoviq.

Ai tha se të gjithë duhet të punojnë për t’u siguruar që ushtria serbe është gati për të kryer çdo detyrë që kërkohet nga Komandanti Suprem dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçeviq në Instagram deklaroi se të gjithë duhet të punonin bashkë, si ekip, për t’u siguruar që Forcat e Armatosura Serbe do të garantonin sigurinë e të gjithë qytetarëve të Serbisë në çdo kohë.

“Jam krenar me të gjithë njerëzit që takova sot,” – e nisi fjalën e tij ai.

Të gjithë së bashku, si një ekip, do të punojmë për t’u siguruar që Forcat e Armatosura Serbe… janë gjithnjë dhe në çdo kohë të gatshme të kryejnë çdo urdhër të dhënë nga Komandanti Suprem, presidenti i Republikës,” – u shpreh ai.

Duhet kujtuar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka potencuar rrezikun nga lëvizjet e ushtrisë serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu