Ministria e Brendshme bën njoftimin e rëndësishëm për pajisjen me letërnjoftime

Ministria e Brendshme njoftoi sot se të gjitha departamentet e çështjeve administrative do të punojnë sot dhe nesër.Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuara, të humbura ose të vjedhura) do të miratohen urgjentisht në të gjitha njësitë rajonale administrative të Ministrisë së Brendshme, dhe atë nëse aplikanti nuk posedon pasaportë biometrike.

Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht sot deri në orën 16:00. Menjëherë pas marrjes së aplikimit për letërnjoftime, departamenti për informim do ta përgatisë dhe dorëzojë ato në sektorin kompetent për shpërndarjen në kohë të departamenteve të punëve administrative. Në ditën e të parë të rrethit të parët të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale, departamentet e punëve të administratës do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve nga 7:00 deri më 19:00.

E njëjta gjë vlen edhe për rrethin e dytë, i cili do të zhvillohet më 05.05.2019. Kërkesat për letërnjoftimet do të pranohen deri më 04.2019 dhe dhënia e tyre do zhvillohet deri në orën 16:00, dhe në ditën e zgjedhjeve, më 05.5.2019, do të lëshohen në periudhën prej 7:00 deri në 19:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu