Ministrja portugeze: Gjuha e RMV-së, dikur ka qënë pjesë e gjuhës bullgare

Portugalia asnjëherë nuk do të cënonte procesin e gjetjes së zgjidhjes në kontestin midis Bullgarisë dhe RMV-së. Përkundrazi, vazhdimisht përpiqemi që ta lehtësojmë” – ka deklaruar për Dojçe Velen, Ambasadorja e Portugalisë, Marija Virxhinja Mendes da Silva Pina.

Ajo ka përmendur se ka një moment politik që vështirëson cështjet në Bullgari dhe se ka cështje të ndjeshme lidhur me identitetin, historinë dhe gjuhën bullgare e maqedonase” – ka deklaruar Ambasadorja Pinja.

Gjuha e RMV-së dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare”. Kjo është fraza e vërtetë që e ka shfrytëzuar Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakarijash, në një brifing me gazetarë në Bruksel, e që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin e vendit. Audio-zhirimi origjinal që është transmetuar nga Agjencia bullgare e lajmeve BGNES e përgënjeshtron ambasadoren portugeze Pina, e cila ka deklaruar se Zakarijash nuk ka dhënë një deklaratë sic është transmetuar nga Radioja Kombëtare bullgare.

Radioja Kombëtare e Bullgarisë dje publikoi se Ministrja për Evropë e Portugalisë, Ana Paula Zakarijash, duke u përgjigjur në pyetjen e kësaj radioje në Lisbonë, e ka përshkruar debatin midis dy vendeve si të vështirë.

“Është një debati vështirë, veçanërisht për Bullgarinë. Lidhte me historinë, identitetin kulturore midis dy vendeve, si dhe me bashkëpunimin në të ardhmen. Për momentin, ata punojnë në diçka që quhet udhëzues, që do t`u ndihmojë të bashkëpunojnë dhe Bullgaria do të fitojë garanca se kur RMV-ja do të hyjë në BE cështjet do të zhvillohen pa pengesa. RMV-ja ka kaluar nëpër negociata të vështira me Greqinë. Vendi ndryshoi edhe emrin. Por, kjo është shumë vështirë, për shkak se gjithashtu ndërlidhet edhe me Bullgarinë si kultura dhe gjuha. Qartazi lidhet me gjuhën e RMV-së, që dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të dy vendeve. Në Bullgari, më 11 Korrik do të ketë zgjedhje të reja dhe mendoj se autoritetet bullgare I presin rezultatet para se të vendosin se si do të veprojnë” – ka deklaruar Ministrja portugeze.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se përmes shërbimeve të MPJ-së do ta kontrollojnë autenticitetin e deklaratës së Ministres portuegeze dhe se do të reagohet në mënyrë adekuate.

“Propozimi portugez ofron zgjidhje, por nuk anon nga brenda. Në vetë propozimin portugez, në kornizën negociuese është zgjidhja përkthimi i jurisprudencës evropiane do të jetë në gjuhën maqedonse. Padyshim se ka deklarata nga të dyja palët. Sipas të gjitha gjasave Ministrja portugeze ka bërë interpretimin për median bullgare, ku autenticitetin do ta kontrollojmë përmes shërbimit profesional të MPJ-së për atë që është thënë dhe MPJ-ja do të reagojë në mënyrë adekuate” – ka deklaruar Kryeministri Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu