Miqtë këshillojnë Mourinhon të zgjedhë Arsenalin para Realit

Shokët e besueshëm të Jose Mourinhos i kanë kërkuar atij që të zgjedh Arsenalin para një rikthimi të mundshëm te Real Madridi.

Sipas “The Times” njerëzit e afërt me Mourinhon e kanë këshilluar atë për klubin e rij.

Mourinho u largua nga Reali në vitin 2013 pas tre vjetësh në krye nën rrethana të vështira, por Florentino Perez mbetet i dashur për menaxherin portugez.

Portugezi dhe familja e tij qëndrojnë në Londër pasi u vendosën atje kur u kthye në Chelsea pesë vjet më parë, gjë që do të bënte një transferim te Arsenali më shumë se të mundshëm.

Motivimi për t’u bërë menaxheri i vetëm për të fituar tituj të Ligës Premier me dy klube të ndryshme mund të shërbejë gjithashtu si një faktor kryesor në vendimin e Mourinhos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu