Miratohen plotësimet në propozim-buxhetin për 2019

Qeveria i dha dritë jeshile propozim- buxhetit shtesë për vitin 2019. Në mbledhjen e qeverisë janë harmonizuar amendamentet, që dolën nga debati i komisionit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Plotësimi i buxhetit ka të bëjë me programet e sferës mjedisore dhe masave për ndotjen e ajrit, ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve në nivel lokal, si dhe rritjen e fondeve buxhetore për disa ministri.

Nga debati për amendamentet, dolën para më shumë për Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Deri në vitin e ardhshëm, qeveria pret të mbledhë 3.4 miliardë euro dhe të shpenzojë 3.7 miliardë euro. Deficiti buxhetor parashikohet në 2.5 për qind. Qeveria për vitin 2019 ka parashikuar rritje të ekonomisë prej 3.2 për qind, dhe inflacion 2 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu