Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ratifikoi sot me shumicë të theksuar Paktin Botëror për Emigrantët për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për një emigracion të sigurtë, të rregulluar dhe të rregullt. Pakti u bë i vlefshëm në Marok në fillim të dhjetorit nga 165 anëtarë të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë procesit të votimit 152 shtete votuan pro Paktit, 12 abstenuan dhe 5 votuan kundër, përfshirë SHBA-në dhe Hungarinë.










