Miriami surprizon Albanin në skenë, i shpreh dashurinë si kurrë më parë! (VIDEO)

Mbrëmjen që lamë pas kantautori Alban Skënderaj ka performuar në skenën e Pallatit të Kongreseve natën e dytë të koncertit të tij recital “Hapësira e një ëndrre”, ku ka përmbledhur 15 vite karrierë.

Përveç performancës së tij mjaft të ndjerë një çast prekës dhe romantic ishte dedikimi që Miriami i ka bërë pas performancës të disa këngëve së bashku.

“Jam shumë e lumtur dhe emocionuar që sonte jam këtu. Është një kënaqësi jo vetëm profesionale, por mbi të gjitha shpirtërore, dhe personale që sonte jam këtu pjesë e gëzimit dhe arritjes tënde artistike më të madhe. Këtë muaj mbushim 11 vite bashkë dhe nuk është se i bëjmë komplimente profesionale njëri-tjetrit, më shumë e kritikojmë që të bëhemi gjithmonë më të mirë. Por sonte unë dua që të them se jam më krenare se kurrë për ty sepse muzika jote e meriton këtë skenë dhe uroj nga shpirti, që Zoti të bekojë çdo hap tëndin artistik, sot nesër dhe përgjithmonë. Të dua shumë”,-u shpreh Miriami.

Gjithashtu ata kishin dashur që gjatë performancës së këngës “Dhurata” me ta të ishte edhe Ameli, por për shkak të moshës së vogël nuk kanë mundur ta marrin. Në vend të saj kishin përgatitur një video-mesazh ku vogëlushja këndonte këngën dedikuar asaj nga mami dhe babi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu