Misajllovski për interpelancën: Në rast se bie Talat Xhaferi, bie Qeveria

OBRM-PDUKM-ja ka filluar grumbullimin e firmave për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas nënkryetarit të kësaj partie Vllado Misajlovski, Xhaferi me këtë sjellje nuk mund të jetë kryetar i Kuvendit.

Ai madje shpreson që interpelanca të vihet në rend dite dhe të mos ketë fatin e një sërë interpelancash tjera që kanë përfunduar në sirtarët e Kuvendit, shkruan Alsat.

“I kemi treguar të gjitha shkaqet për interpelancën, veçmë kemi filluar grumbullimin e firmave, javën tjetër do të dorëzohet dhe shpresojmë se do të filloj procedura në kuvend, sepse disa interpelanca kanë përfunduar në sirtarë. Nuk kishte interpelancë për Lubço Nikollovski, për Mariçiqin, asnjëherë nuk u hapën”.

“Dhe besoni se Talati mendon se ai është rregullorja. Aq shumë e mbivlerëson veten sa mendon se ai e ka shkruar rregulloren, ai mund gjithçka të bëjë. Ndoshta kjo interpelancë asnjëherë nuk do ta shoh ditën për debat, por të shohim, shpresojmë se do të debatohet. Ne shumë shpesh kemi thënë se kjo nuk do ketë sukses, e dini pse se në rast se bie Talat Xhaferi, bie Qeveria”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu