Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër

Lista anketuese e Venko Filipçes tregon se prona e tij është zmadhuar për 150 000 euro në periudhë prej 2.5 vjetëve, akuzoi zëdhënësja dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. Siç pohon ajo, përllogaritjet nga lista e fundit anketuese e Venko Filipçes e parashtruar më 28 qershor të vitit 2024 deri te Komisioni për parandalimin e korrupsionit si deputet, tregon se ai posedon pronë në vlerë prej 850 mijë eurove. Miteva i bëri thirrje antikorrupsionit por edhe prokurorisë që seriozisht të punojë në listën anketuese të Filipçes.

“Mund ta kuptojmë se Venko Filipçe ka shitur pronën që e ka pasur kur ka qenë ministër dhe kjo nuk është e kontestueshme nëse nuk e ka në Listën e re anketuese. Por asesi nuk mund ta kuptojmë si në Listën anketuese të deputetit Venko Filipçe janë gjetur 5 banesa në Shkup, të cilat siç ka shkruar i posedon para se të marrë funksionin ministër, ndërsa të njëjtat nuk i ka paraqitur kur e ka kryer këtë funksion”, tha Marija Miteva – zëdhënëse dhe deputete e VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu