Këshilli penal pran Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot mori vendimin për t’i tërhequr masën e paraburgimit Mitko Çavkovit dhe pranoi garancinë e dhënë, në pasuri të paluajtshme, si masë për praninë e tij në procedurën gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Çavkov i është marr dokumenti i udhëtimit dhe është i detyruar të paraqitet një herë në javë në Gjykatë.
Mitko Çavkov, ish ministri i brendshëm dhe ish drejtor i Burosë për Siguri Publike, ishte arrestuar pas hapjes së hetimeve ndaj tij për dhunën e 27 prillit në Kuvend.










