Mitrovica, “Arabia” e vogël mes Kosovës: Largohet alkooli, shërbehet iftar në kafene

Qyteti i Mitrovicës del edhe një herë në skenë me paradokset që ofron. Përveç si qytet i ndarë, Mitrovica njihet edhe si një Arabi e vogël midis Kosovës.

Fetarizmi te mitrovicasit vërehet sidomos në 30 ditët e Ramazanit.

Ndonëse pihet mjaft shumë alkool dhe lloje të ndryshme të tij, në 30 ditët e muajit të shenjtë për myslimanët, në lokale mund të porosisësh vetëm ujë e pije të tjera joalkoolike. Alkooli është ‘haram’ në Mitrovicë për këdo, qofshin jofetarë ose të feve të tjera.

Çka bie në sy këto ditë, është se edhe kafenetë ku servohet alkool në 326 ditë të tjera të vitit, kjo pije futet në depot e këtyre lokaleve. Madje, jo vetëm kaq. Lokalet që janë të destinuar për argëtim e jetë nate, shndërrohen në kafene ku shërbehet iftari me meny të veçantë.

Kështu kanë bërë shumica e lokaleve, por interesantja qëndron se njëlloj veprojnë edhe kafenetë, të cilat zakonisht janë të destinuara për aktivitete më joformale, e sidomos jofetare.

Në kushte anonimiteti, pronari i një prej lokaleve më të frekuentuara nga rinia ka thënë për Metron se kjo bëhet nga ‘frika’ e irritimit të mysafirëve, që kryesisht i kanë të prirë nga feja.

Sidoqoftë, alkooli largohet edhe nga ekspozimi në lokal. Atë, lëre që nuk mund ta pinë as besimtarët e feve tjera, por as nuk do të kenë mundësinë ta shohin.

Ndërkohë, Mitrovica vazhdon të jetë vendi me përqindjen më të lartë të rinisë fetare, e po ashtu vendi që prin në Kosovë për nga varfëria.

Nga të dhënat zyrtare të Policisë, pas Kaçanikut, Mitrovica ka shënuar numrin më të lartë të personave që llogariten si radikalë dhe që kanë marrë pjesë në luftërat në Siri e Irak./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu