Mitsotakis: Demokracia e Re nuk do ta ratifikoj marrëveshjen e Prespës

Unë e përsëris këtu, nga Kongresi i 12-të Demokracisë së Re se nuk do të ratifikojmë marrëveshjen e Prespës. As tani, as në Kuvendin e ardhshëm, tha lideri i partisë opozitare greke.

Kyriakos Mitsotakis, në lidhje me marrëveshjen e Prespës, ka lëshuar një seri dyshimesh ndaj kryeministrit grek, njofton AIM nga Athina.

Ai tha se akuzon Tsiprasin për ndarjen e popullit grek dhe se asnjëherë nuk u përpoq që të krijonte kushte për një konsensus kombëtar për të zgjidhur çështjen kombëtare, por gjithashtu se ai ka bërë shkëmbime me evropianët në mënyrë që të mos ketë ulje të pensioneve.

“Unë fajësoj Tsiprasin se ka thënë “po”, ku gjashtë kryeministrat: Konstantinos Mitsotakis, Andreas Papandreu, Kostas Simitis, Kostas Karamanlis, George Papandreu, Andonis Samaras, thanë “jo” për njohjen e gjuhës dhe kombësisë së supozuar maqedonase”, tha Mitsotakis.

Ai shtoi se se “koincidenca kohore e marrëveshjes së Prespës me ndryshimin e papritur të qëndrimit të partnerëve nuk është rastësi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu